Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Ndue Përleshi”, në lagjen Mati 1 në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike mes tre personave, njëri prej të cilëve është plagosur nga arma e zjarrit.

Siç njofton policia, një person me inicialet D.K, 20 vjec, është plagosur me armë, kurse S.M, mashkull 41 vjeç, është lënduar në kokë me shufër hekuri, ndërsa D.K, 20 vjeç, ka marrë lëndime të lehta trupore.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes që ka nxitur incidentin./Insajderi.com