
Një shpërthim ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë në Lushnje, Fatos Tushe.
Nga shpërthimi raportohet se ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhën nën kujdesin e mjekëve.
Tushe ndodhet jashtë rrezikut përjetë derisa Qalliu ka marrë plagë më të rënda.
Autor i shpërthimit raportohet se është shtetasi Gëzim Saraçi por ende nuk dihen motivet.