Luan Maloku, këshilltari i zv/kryeministrit në detyrë të Kosovës, Fatmir Limajt, ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të martën në mbrëmje në Prishtinë.
Maloku është plagosur nga të shtënat me armë zjarri rreth orës 17:00, raporton portali Indeksonline.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku është theksuar se i plagosur është transportuar në drejtim të QKUK-së dhe gjendja shëndetësorë është jashtë rrezikut për jetë.
“Me datën 17.12.2019 rreth orës 17:00 kei pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik-Prishtinë. Njësitë Policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti për Insajderin.
Luan Maloku është i afërt edhe me Durim Limajn, djalin e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj. Ata janë ortakë në një firmë biznesi./Insajderi.com