Plagoset një infermier në QKUK

Plagoset një infermier në QKUK

Një infermier i Urologjisë është plagosur sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), njofton Insajderi.

Lajmin për plagosjen e tij e ka dhënë Sindikata e Infermierëve të Kosovës.

Kjo sindikatë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve.

“Ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti. Insajderi ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një përgjigje.

Reagimi i plotë:

Reagim

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.

Kryesia e Sindikatës së infermierëve. /Insajderi.com