Një person është plagosur pas të shtënave më armë zjarri në fshatin Penuh të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.
Ai ka thënë së personi i plagosu është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, ka deklaruar Burovci.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./Insajderi.com