Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri para rreth 3 orësh në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ( sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë) nderkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njejti po kërkohet nga ana e policisë.