Plagoset një person në Klinë

Plagoset një person në Klinë

Një person është plagosur të enjten mbrëma më armë zjarri rreth orës 21:00 në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se, i dyshuari është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.

“Në rrugën” Abedin Rexha” rreth orën 21:00 ka ndodhur një plagosje me arme zjarri. I plagosuri është dërguar më autoambulancë në spitalin rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar nga policia”, ka deklaruar Rugova./Insajderi.com