Plagoset një person në Mitrovicë – policia jep detaje

Plagoset një person në Mitrovicë – policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 21:50 në Mitrovicë.

Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi ku ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Zahiti ka bërë të ditur se policia në vend të ngjarjes ka gjetur një gëzhojë të armës dhe se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.

“Rreth orës 21:50, Policia  në Mitrovicë ka pranuar informacion  për  një person të plagosur nga arma e zjarrit, njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë,  ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës. Njësite përkatëse policore janë duke u marrë me rastin!”, ka thënë Zahiti. /Insajderi.com