Plagoset një person në Pejë

Plagoset një person në Pejë

Një person është arrestuar të hënën pasdite në Pejë, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë një person, i cili ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

“Pejë 11.10.2021 – 17:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shtënë me arë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur”.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja dhe tre fishekë 7.62mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Vrasje në tentativë”./Insajderi.com