Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin e Kosovës. Një person njoftohet të jetë plagosur rreth orës 20:00, në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

I plagosuri raportohet të jetë dërguar menjëherë për trajtim emergjent në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës.

Policia mësohet të ketë nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rastit.

Insajderi ka provuar të kontaktojë Policinë e Kosovës në Rajonin e Prishtinës, megjithatë lidhja me ta ka qenë e paarritshme. /Insajderi.com