Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, njofton Insajderi.
Si pasojë, plumbi e ka goditur në këmbë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hys Popova”, të martën rreth orës 09:20.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe pastaj është liruar.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke e hetuar./Insajderi.com