Rreth orës 21:00 në Prishtinë është plagosur një person.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.
Personi që u plagos në rrugën ‘UÇK”, është dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar. /Insajderi.com