Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur të martën  në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë rreth orës 12:30.

Ngjarjen për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo. /Insajderi.com