
Një person është plagosur me armë zjarri, njofton Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, saktësisht në Bazhdarhane në ora 08:50, të hënën.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Policia në Prizren në ora 8 e 50 minuta ka marrë informacion se në emergjencë është dërguar një person i plagosur me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë shkuar në emergjencë edhe kanë kuptuar se V.H, viti i lindjes 1982 siç kanë thënë gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai. /Insajderi.com