
I dyshuari për plagosjen e 22-vjeçarit në Vushtrri është vetë-dorëzuar në polici, njofton Insajderi.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 29.03.2021-21:31. Është raportuar për një rast plagosje me armë zjarri, ku viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com