Është plagosur një zyrtar policor gjatë aksionit për parandalimin e një vjedhjeje në një bankomat në lagjen Veternik rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Policia e Kosovës ishte njoftuar për synimin e plaçkitësve për ta vjedhur para nga bankomati i një qendre tregtare.
Krejt kjo ngjarje la pasoja, pasi hajnat për t’u shmangur nga arrestimi shtënë me armë mbi një zyrtar policor.
Ngjarjen për Gazetën Online Insajderi, e tregoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Boroci.
“Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme si dhe po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai. /Insajderi.com