Një person është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) gjatë mbrëmjes së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga raporti i përditshëm i policisë, ku thuhet se personi i plagosur është therrur me thikë për motive ende të panjohura.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spital për të pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Prizren 04.10.2020 – 21:45. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe i është konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com