Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, i përfshirë reperi Fero

Klika e reperit të njohur kosovar, Feros, është përfshirë në një përleshje fizike me disa kundërshtarë të tyre. Nga kjo ngjarje dyshohet se ka mbetur i plagosur dikush nga shokët e Feros. Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes po qëndron edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Kur Fero thotë se është reperi më i mirë kundërshtarët e tij ia kthejnë se është reperi më i rrahur. Këtë e thonë për shkak se Fero ka qenë i përfshirë në disa skandale të përleshjeve fizike, Gazeta Express.