
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Shkodrën këtë mbrëmje, njofton Insajderi.
Ndaj një personi mësohet se është qëlluar me kallashnikov duke e lënë të plagosur.
Ende nuk dihet kush është i plagosuri dhe autori/ët. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Burime për mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në ‘Qafëhardhi’ të Shkodrës.
Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe motivet e krimit.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu për ngjarjen në fjalë./Insajderi.com