Plagosje me armë zjarri në Veternik – policia jep informatat e para

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Veternik të Komunë së Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar këtë rast për Gazetën Insajderi, duke treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku njësiti i policisë meniher ka dal në vend ngjarje.

“Me datën 17.12.2019 rrethe orës 17:00 kemi pranuar nje informate per nje person te plagosur me arme zjarri ne Veternik -Prishtine. Njesit Policore iu kane pergjigjur rastit dhe kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku viktima ka një gjendje stabile.

“Sipas informacioneve te para nga tereni viktima i plagosur menjëherë është transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekesor eshte stabile, jashte rrezikut per jete”, ka thënë Ahmeti.

Ndër tjera, Ahmeti ka bërë të ditur se “Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe ne kërkim te te dyshuarit/ve, te cilet janë identifikuar nga ana e policise. Per informata shtes ju informojm me kohe”. /Insajderi.com