Plan masash për energjinë

Plan masash për energjinë

Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike siguron qytetaret se ka marre masat per te garantuar furnizimin pa ndërprerje per festat e fundvitit.

Kompania ka bere nje plan masash me qellim shmangien e avarive apo dhe defekteve te mundshme si pasoje e mbingarkesës ne rrejt.

Sipas te dhënave, jane 1500 punonjës te kompanisë te nivelit teknik, te cilët do te jene ne gatishmëri, duke monitoruar situatën.

Vëmendja kryesore do te përqendrohet te institucionet e rëndësisë se veçante siç janë spitalet, apo edhe hidrovoret, pa lene jashtë kujdesit edhe konsumatorët.

Sipas OSHEE, grupet e punës jane pajisur edhe me bazën materiale te nevojshme ne rast defektesh.