Që nga 15 maji i vitit 2015 “Syri i Popullit”, kishte planifikuar ekzekutimin e shumë liderëve shtetëror, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ata kishin planifikuar çdo gjë, vendin dhe personat të cilët do t’i kryenin këto ekzekutime. Insajderi sjell planet e kësaj organizate terroriste që kishte për qëllim hakmarrjen ndaj figurave dhe personaliteteve më të larta shtetërore.

Organizata e dyshuar terroriste “Syri i Popullit” kishte për qëllim vrasjen e disa nga liderëve politikë kosovarë. Në mesin e tyre ishte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, dhe shumë zyrtarë të tjerë.
Aksioni i tyre i parë ishte vrasja e avokatit, Azem Vllasi e pas tij radhën e kishte ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. Mirëpo ky aksion nuk mundi as të realizohej, realiztori i këtyre ekzekutimeve, Murat Jashari u arrestua.
Insajderi ka siguruar planin e kësaj organizate terroriste.
Në provat të cilat Prokuroria e Speciale i ka ekzaminuar tregohen planet dhe aksionet të cilat i kishte planifikuar, “Syri i Popullit”.
Pas planit për vrasjen e avoaktit Azem Vllasi, aksioni i tyre vazhdonte me emërimin e Murat Jasharit përgjegjës për Fondacionin Humanitar gjithë kombëtar, “Atdheu”.
“Murat Jashari emërohet përgjegjës të Fondacionit Humanitar gjithë kombëtar “Atdheu”. Ky fondacion ka për obligim: të sigurojë mjete për pensionet e dinjitetshme për familjet e dëshmorëve të tri luftëtarëve të fundit çlirimtare, thuhet në aktakuzë të cilën e ka siguruar Insajderi.
Ndërsa për një ditë ata kishin paraparë që t’i vrisnin Kryetarët e Këshillit prokurorial të Kosovës nga 1999, kryetarët e Këshillit Gjyqësor, kryeprokurorët e Prishtinës, kryegjqytarët e Kosovës, ish-drejtorin e doganës, ATK-së, anëtarët e bordit të privatizimit në Kosovës.
Anëtarët e “Syrit të Popullit”, po ashtu kishin të caktuar edhe vendin ku do t’i ekzekutonin këto personalitete.
Lidhja e Prizrenit, shtatorja e Ismet Jashari – komandant Kumanova, ishin vetëm disa nga vendet ku ky grup terroristë kishte planifikuar ta vriste, Ismi Reçicën, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin kryetarin e partisë, Bashkimi Demokratik për Integrim, (BDI).
Para se t’i vrisnin ata në plan kanë pasur që së pari t’i intervistojnë këto personalitete e përmendura dhe kishin caktuar që këtë punë ta bënin, Ibrahim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, Gafurr Elshani dhe Emrush Xhemajli.
Pra kjo organizatë kishte për qëllim hakmarrjen ndaj figurave dhe personaliteteve më të larta shtetërore, kinse kanë tradhtuar vendin dhe kanë për qëllim hakmarrjen ndaj tyre. Kjo organizatë vepron edhe në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Kosovë.
Pjesëtarët e organizatës “Syri i Popullit”, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Rexhep Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Rexhep Topllana dhe Murat Jashari, dyshohet se janë pjesë e ish LPK-së, (Lëvizja Popullore e Kosovës).
Dyshohet se që nga 15 maji i vitit 2015 kishin marrë vendim se në pranverën e vitit 2017, në muajin mars, të ndërmmarin aksione kundër personaliteteve më të larta shtetërore të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Murat Jashari po ashtu akuzohet për veprën penale të hakmarrjes lidhur me plagosjen e Azem Vllasit më 12 mars të vitit të kaluar./Insajderi.com