COVID-19

Plani i Qeverisë për rikuperim nga pandemia

Avdullah Hoti tha se po përgatitë një plan të detajshëm për të ndihmuar bizneset dhe ata që kanë pësuar nga pandemia.

Plani i Qeverisë për rikuperim nga pandemia

Qeveria po përgatitë një plan në detaje për rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë kosovare, pas goditjes që e pësoi nga pandemia COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar kryeministri Avdullah Hoti, në një takim me përfaqësuesit e Asociacioneve të bizneseve, megjithatë nuk është se ka prezantuar diçka konkrete.

“Si qeveri do ta keni mbështetjen për t’i dizanjuar në detaje këto masa dhe gjatë fazës së implementimit do të punojmë që fondet të shkojnë në vendin e duhur”, deklaroi Hoti.

Hoti ka bërë të ditur se deri në vjeshtë do të kompensohen bizneset dhe familjet që kanë pësuar si rezultat i pandemisë, ndërsa tha se vitin e ardhshëm do të fillohet me projekte zhvillimore afatgjate./Insajderi.com