Plani i Thaçit për ta goditur Haradinajn: Synon ta bëjë kryeministër Behgjet Pacollin

Plani i Thaçit për ta goditur Haradinajn: Synon ta bëjë kryeministër Behgjet Pacollin

Nesër bëhen një javë nga dorëheqja e parevokueshme i Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Teksa u përmend një datë për zgjedhje, tashmë një skenar tjetër ka dalë në plan të parë. Burime të Gazetës Insajderi, shpalosin këtë skenar të presidentit i cili synon ta bëjë  kryeministër Behgjet Pacollin, që ishte zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë Haradinaj.

Krejt ky plan vjen duke e cituar Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh që qeveria të bie vetëm në rast të shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndërsa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, tek sa Kuvendi është ende funksional.

Bazuar në aktin më të lartë juridik në vend, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit, barra e përgjegjësisë bie mbi zv. kryeministrin e parë. Kjo nënkupton se Behgjet Pacolli do të duhej të ushtronte pozitën e të parit të qeverisë, deri në një vendim të radhës të presidentit të vendit, i cili detyrohet të gjejë zgjidhje në bazë të mandatit të tij Kushtetutës.

Sipas këtij skenari, presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, do ta shkelte Kushtetutën nëse do të shpallte zgjedhje pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj.

Kushtetuta parasheh shkelje edhe aplikimin nga drejtimi i Qeverisë, në këtë rast të zv.kryeministrit të parë Behgjet Pacolli i cili në këtë funksion kushtetushmërisht është për ta zëvendësuar kryeministrit në rast kur ai do të dorëhiqej apo nuk do të mund ta ushtronte funksionin e tij për arsye të ndryshme./ Insajderi.com