“Plani për krijimin e “Minishengenit” është heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë”

“Plani për krijimin e “Minishengenit” është heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të fokusohet në zbatimin e MSA’së dhe se nuk ka nevojë për Minishgenen.

“Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me iu fokusua MSA-së. Pra, nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të mini-shengenit tonë. Jemi të interesuar për shengen në këtë rast, për BE-në. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, plani për krijimin e Minishengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është një byepas për me e heq taksën. Krejt mini-shengeni vetëm një qëllim e ka, një sukses nëse kish mujt me e heq taksën. Pra, edhe nervozat që i kanë këto ditët e fundit pikërisht për atë vijnë, se po iu bien në ujë këto zhvillime”, ka shtuar me tej Haradinaj./Insajderi.com