fbpx

Plastikë dhe kukull – Ofendimet e Kocit dhe Krasniqit ndaj grave

Plastikë dhe kukull – Ofendimet e Kocit dhe Krasniqit ndaj grave

Zëvendësministri në detyrë i financave, Gani Koci dhe Alban Kransniqi, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, janë përfshirë në një debat që ka eskaluar në ofendime të rënda gjinore.

Gjithçka nisi pasi në një debat në televizionin publik ku deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra lëshoi akuza ndaj deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu.

Haxhiu reagoi gjithashtu ashpër.

Deliu-kodra në profilin e saj në Facebook, ka publikuar një mesazh që ajo ka marrë nga Alban Kransniqi, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Aty Krasniqi i drejtohet me një ofendim, raporton Insajderi.

“Të fala kriminelëve oj plastikë”, i shkroi Kransiqi deputetes së PDK-së.

Pas emisionit “Debat” në RTK, sot më kanosi dhe bëri publikisht një shpifje kundër meje, bashkëshorti i deputetes së…

Posted by Blerta Deliu on Friday, 28 July 2017

Fjala “plastikë” përdoret në zhargonin kosovar për të përshkruar gratë të cilat kryejnë intervenime të kirurgjisë plastike.

Por fyerjet gjinore nuk janë ndalur me bashkëshortin e Haxhiut.

Kundër tij reagoi një kolegë partiak i deputetes Deliu-Kodra, Zëvendësministri në detyrë i financave, Gani Koci.

Aty Koci akuzoi fillimisht VV-në që nxit urrejtje ndaj rajonit të Drenicës, një bastion i PDK-së e më aps bëri një fyerje.

“Le ta ruaj “kukullen”e vet në shtëpi se i duhet me i fshehë bombolat e gasit, aty ku nuk duhet, për kuvend”, shkroi Koci në Facebook.

Urrejtja patologjike e militantëve të Vetvendosjes ndaj Drenices në veçanti, dhe ndaj PDK-së në përgjithsi nuk ka të…

Posted by Gani Koci on Friday, 28 July 2017

Fjala “kukull” përdoret për të përshkruar gruan e cila vlerësohet vetëm për pamjen e saj të jashtme./Insajderi.com