
Prestigjiozja britanike “Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, ku në vend të dytë është plazhi i Drimadhes në Shqipëri.
Teksa sezoni turistik veror po afron, ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar dhe britanikja u këshillon lexuesve të saj që ta vizitojnë.
“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drymadhes është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht me rërë të bardhë. Deti është pa dyshim i qartë dhe ka një temperaturë të përshtatshme”, shkruan gazeta.
Guardian thotë se atje mund të gjeni çadrat e kampingut 8 euro nata, me dyshekë dhe shtroje të pastra, përveç bareve dhe kuzhinës si dhe sendet e tjera të domosdoshme.
Në listë janë edhe shumë plazhe të tjera që përfshijnë ishujt holandezë, ato Faroe, etj. / KultPlus.com