Plazhi i Velipojës i mbuluar nga mbeturinat

Plazhi i Velipojës i mbuluar nga mbeturinat

Vala e pushuesve drejt bregdetit shqiptar edhe këtë sezonë verore, është dukshëm e madhe.

Por, pamja në disa nga plazhet e këtij bregdeti, lë shumë për të dëshiruar.

E mbuluar nga mbeturinat e hedhura nga pushuesit, plazhi i Velipojës sot, kishte marrë pamje aspak të hijshme.

Një foto që po qarkullon në rrjete sociale, vë në pah pikërisht këtë një pjesë të plazhit të mbuluar nga mbeturinat, e gjithashtu tregon edhe numrin e shtuar të pushuesve në plazhin e Velipojës.