Pas dënimit të përjetshëm të Naser Pajaziti për vrasjen e Donjeta Pajazitit, familja e kësaj te fundit po ka problem me “Pleqnarët e Fshatit”. Këta të fundit që herën e parë kur Naser Pajazitaj u shpall i pafajshëm kishin larguar familjen e viktimës nga fshati, shkruan Insajderi.
Vëllau i viktimës, Shkëlqim Pajazitaj përmes një statusi në Facebook, ka treguar për problemet që po ka familja, për shkak të “pleqnarëve”.
Pajazitaj ka thënë se familja e Donjetës është larguar nga fshati Strellc, për fajin e “pleqnarëve”, të cilët, sipas tij, po hapin plagë të reja dhe po kërkojnë që të jepet besë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Shkëlqimi ka thënë se pas lehtësimit që patën pas vendimit të drejtësisë ndaj Naser Pajazitajt, tani “Pleqëria e Fshatit” e detyrojë familjen e tij të largohet nga fshati.
“…jo duhet dhënë besë, jo kështu jo ashtu!, Po sikur të ju ndodhte ju kështu si do të vepronit”, shkruan mes tjerash vëllai i Donjetës, Shkëlqimi.
Statusi i plotë i Shkëlqim Pajazitajt:
Vuajtja që ska fund
(Qe 41 muaj pa ty)
Mbas një lehtësimi sa do të vogël nga #Drejtesia,
janë ata të cilët hapi plagë te reja
Ata të cilët merren me rregulla #Kanunore (Pleqëria e Fshatit)
Edhe pse në mënyrë jo të dëshirueshme familja e #Donjetës, largohet nga fshati në mënyrë që sa do pak të gjejë qetësi shpirtërore, por janë ata pikërisht pleqëria e fshatit që hapin plagë në zemër, jo duhet dhënë besë, jo kështu jo ashtu!, Po sikur të ju ndodhte ju kështu si do të vepronit?
Mosni ju more #Pleqnar, mosni ju more #Tradhtar, po ju mare duhet me ju ardhë, po ju jeni ata të cilët e keni përkrahur kur e ka vrarë një 12 a 13 vjeçar
Mosni ju more #Pleqeni mosni ju more #Faqezi, mos veproni me #Tradhti, e për pasuni se në Strellc gjithë ka pas #Burrni
Donjeta Pajazitaj u vra në vitin 2015 nga Naser Pajazitaj, kushëri i saj./Insajderi.com
Shikoni gjithashtu dokumentarin e realizuar nga InDoks me titull “Shteti që vret gratë”.