fbpx

Plumba nga vetura, vritet një shqiptar në Gjermani

Plumba nga vetura, vritet një shqiptar në Gjermani

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Volfsburg të Gjermanisë. Sipas gazetës Bild, nga një makinë është qëlluar mbi dy persona, 30 dhe 31 vjeç.

Gazeta shkruan se viktimat janë nga Shqipëria.

Një zëdhënës i policisë tha se viktimat u gjetën në një pellg gjaku. Ai tha se të dy janë shqiptarë. Gjatë natës, 30 vjeçari ka ndërruar jetë, kurse 31-vjeçari është në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar tha për BILD se viktimat ishin në këmbë, kur u qëlluan nga një makinë në lëvizje. “Dëgjova gjashtë krisma,” tha ai.

Hetuesit thonë se për momentin ngjarja është shumë e paqartë.  “Po hetojmë në të gjitha drejtimet,” tha një hetues.