Të paktën tri raste të dëmtimit të veturave nga plumbat qorr janë raportuar nga policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.
Natën e vitit të ri rreth orës 21:00, në fshatin Drenoc të Deçanit. Plumbi qorr ka thyer xhamin e pasëm të veturës.
Rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në Pasjak të Gjilanit. Siç njofton policia plumbi ka goditur parafangoja.
Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Gllamnik të Podujevës rreth orës 11:00 të datës 1 janar. Policia ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar predha e llojit 7.62 mm
Përveç dëmeve material nuk ka pasur të lënduar në këto raste.