Po bartnin 10 kilogramë drogë me veturë të kompanisë

Po bartnin 10 kilogramë drogë me veturë të kompanisë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë disa persona në rajonin e Prishtinë pasi dyshoheshin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Fushë Kosovë. Aty janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tipit Golf-VII (pronë e një kompanie) me të cilën ishin duke udhëtuar të dyshuarit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth dhjetë (10) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Policia njofton me e urdhër të gjyqtarit kujdestar është bërë bastisja e shtëpisë së dy të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Dy raste të tjera kanë ndohur parëmbrëmë para mesnatës në fshatin Llukar të Prishtinës. Në një rast është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij VW Golf është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuana, derisa me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Në të njëtin fshat në një rast të ndarë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij Toyota me targa vendore i është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë. Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa mbrëmë në sheshin ‘Bill Clinton’ në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike te llojit marihuanë në peshë 2 gramë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.