
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën ka arrestuar një burrë në Gjakovë, pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, pa dijeninë dhe pëlqimin e prindërve të saj, përcjell Insajderi.
Rasti është cilësuar si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare”.
“Gjakovë, 20.07.2021 – 18:00. Me datë 21.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pa pëlqimin dhe dijeninë e prindërve të viktimës femër kosovare (e mitur), kishin vendosur që të bashkëjetojnë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com