“Po bëhen si PDK e dytë” – Pse po e akuzon Dardan Molliqaj Vetëvendosjen?

“Po bëhen si PDK e dytë” – Pse po e akuzon Dardan Molliqaj Vetëvendosjen?

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka krahasur VV-në me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në T7, Molliqaj iu përgjigj akuzave të Liburn Aliut ndaj kësaj partie, i cili e përmendi edhe Astrit Deharin gjatë një emisioni televiziv.

Sipas Molliqajt, partia e Albin Kurtit po bëhet si PDK-ja, transmeton Insajderi.

“VV-ja është tu u bo PDK e radhës tu i përdor njerëzit që i kanë dhënë për këtë vend. Asnjëri prej atyre në VV nuk e kanë pasur as 5% të afërt Astrit Deharin”, tha Molliqaj.

Ky i fundit akuzoi Liburn Aliun se s’ka qenë i gatshëm të merr detyra për organizimin e protestave.

“Këta që kanë folur sonte nuk kanë dalur as në protesta me të. Kur i kemi thirrur në banesën time që me marrë përsipër detyra në protesta nuk i kanë marrë”, tha Molliqaj. /Insajderi.com