Po mbahet Kuvendi i BIK-ut – çka po ndodhë dhe çka po diskutohet

Po mbahet Kuvendi i BIK-ut – çka po ndodhë dhe çka po diskutohet

Raporti financiar i vitit 2018 dhe milionat e shpenzuara gjatë vitit të kaluar po diskutohen sot në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Raporti financiar i vitit 2018 për të cilin po diskutohet në Kuvendin e BIK-ut kap shifrën e mbi 6 milionë eurove, raporton Insajderi.

Kohë më parë, në Bashkësinë Islame të Kosovës është miratuar edhe projektbuxheti i vitit 2019 i cili kap shifrën e mbi 9 milionë eurove.

Siç mëson Gazeta Online Insajderi, raportet financiare që u janë dhënë anëtarëve të Kuvendit janë shumë të mangëta. Bëhet fjalë për një raport me 4-5 faqe në tërësi.

Kuvendi i BIK-ut, rreth pesë muaj më parë votoi për emërimin e Myftiut të BIK-ut për mandatin 2018-2023. Myfti, për mandatin e katërt radhazi u emërua Naim Tërnava, i cili mban këtë post prej më shumë se 13 vitesh. /Insajderi.com