Një person është gjetur pa shenja jete në një mal në Prizren, njofton Insajderi.com.
Sipas raportit të Policisë, viktima dyshohet se gjatë mbledhjes së boronicave në mal, ka rënë në një greminë dhe si pasojë ka vdekur.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasoj ka vdekur”, thuhet në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com