Po pinin drogë: Arrestohen

Po pinin drogë: Arrestohen

U kapën duke pirë drogë dhe u arrestuan, ngjarje që ndodhi të enjen në Prizren, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës raportoi se në ora 19:30 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren, përfunduan me duar të lidhura pesë të dyshuar për konsumim të substancave narkotike.

Atyre gjithashtu iu sekuestruan 8.81 gramë drogë e llojit marihuanë si dhe grinder për bluarjen e marihuanës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt. /Insajderi.com