“Po të ishte kryeministër në Japoni, Haradinaj do të duhej të bënte vetëvrasje”

“Po të ishte kryeministër në Japoni, Haradinaj do të duhej të bënte vetëvrasje”

Nenad Rashiq, ish-ministër serb në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i partisë Demokratike Progresive në Rubikon të KTV-së e ka përmendur Milan Radojiçiqin, si “negociator ekskluziv të Listës Serbe”.

Madje ai thotë se kjo përgjegjësi i është vënë pikërisht nga Lista Serbe.

“Fakti që kryeministri Haradinaj thotë se e ka mik, për të cilin disa thonë që është kriminel, dhe ai prapë e merr si normale, koment shtesë nuk kam”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Haradinaj, ai e ka shpjeguar se çka do ndodhte nëse Haradinaj do ishte kryeministër në Japoni.

“Nëse një kryeministër japonez do ta ftonte një njeri të tillë në shtëpinë e vetë, do e kishte pas detyrë që të bënte vetëvrasje për ta larë fytyrën”.

Ai ka thënë se ka takuar njëherë Radojiçiqin.

“Sa e di unë, nuk e di a është e vërtet, përfaqësues të Listës Serbe kanë thënë shkoni të ai, ai është njeriu që vendos ne emrin tonë. Nuk kam diçka tjetër të them për paradoksin për jetën politike të të gjithëve në Kosovë. Ata të Listës Serbe kanë thënë se është negociator ekskluziv i tyre”, ka thënë Rashiq.