Podujevë: Aksident mes veturave dhe kamionit – 7 të lënduar

Podujevë: Aksident mes veturave dhe kamionit – 7 të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafiku që është shkaktuar mbrëmjen e së mërkurës në Shajkovc të Podujevës, njofton Insajderi.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmerti ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor.

“Sot  rreth ores 17:30, në hyrje të fshatit Shajkovc të Podujevës ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor,  ku kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo./Insajderi.com