Podujevë: Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture

Podujevë: Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture

Një person është arrestuar dje, e diel, në Podujevë nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur, njofton Insajderi.

Sipas policisë, viktima ka mohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë, 16.05.2021 – 00:05. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com