
Një këmbësor është lënduar pasi i njëjti është goditur nga një veturë, sot rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, njofton Insajderi.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazeten Online Insajderi, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 16:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka theksuar Ahmeti. /Insajderi.com