
Është arrestuar një grua kosovare pasi ka sulmuar burrin e saj në Komunën e Podujevës.
Siç raportohet nga Policia, kjo grua ishte nën ndikimin e alkoolit gjatë kohës kur përdori dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj, njofton Insajderi.
Burri i saj ka pranuar tretman mjekësor.
E dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com