Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të premten një person pasi i njëjti, e kishte sulmuar një person tjetër fizikisht duke i shkaktuar frakturë në hundë, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:27 në Podujevë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar viktimën.
“Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda (frakturë në hundë).I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com