Podujevë: Kërkoi ndihmë në pompë benzine pasi nuk ndihej mirë – vdes në QKUK

Podujevë: Kërkoi ndihmë në pompë benzine pasi nuk ndihej mirë – vdes në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak pasi kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivative meqë nuk ishte ndjerë mirë, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në fshatin Penuhë të Podujevës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ku thuhet se autoambulanca ka marrë viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Penuhë, Podujevë 03.09.2020 – 14:21. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë në një pompë të derivateve, pasi që nuk ishte ndjerë mirë. Autoambulanca ka marr viktimën dhe sipas tyre në të arritur në QKUK ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com