Podujevë: Plagos dy persona dhe gjuan në drejtim të njësisë speciale dhe arratiset

Podujevë: Plagos dy persona dhe gjuan në drejtim të njësisë speciale dhe arratiset

Një person ka plagosur me armë zjarri dy të tjerë me gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Insajderi.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh, ku tutje thuhet se njësia policore në rroba civile e cila ka qenë në detyrë gjatë patrullimit e ka vërejtur personin e dyshuar duke ikur dhe te njëjtit i ka dhënë urdhra që të ndalet, mirëpo i dyshuari ka ikur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të cilët po ashtu iu kanë përgjigjur me zjarr.

Nga ky shkëmbim zjarri nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa, viktimat  janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës ku dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e  armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor.

Njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale. /Insajderi.com