Podujevë: Vdes një person duke prerë dru në pyll

Podujevë: Vdes një person duke prerë dru në pyll

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në fshatin Sllatinë të Podujevës, njofton Insajderi.

Viktima ka ndërruar jetë derisa ishte duke prerë dru në pyll, ku edhe kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi-n zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

Ajo tutje shtoi se lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me datë 04.10.2020 në fsh. Sllatinë – Podujevë, viktima mashkull kosovar derisa ishte duke prerë dru në pyll, në rrethana të panjohura është lënduar, si pasojë e lëndimeve i njëjti ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Rexhepi. /Insajderi.com