Polemikat VV-LDK s’kanë të ndalur, zyrtari i Albin Kurtit i reagon Abdixhikut

Polemikat VV-LDK s’kanë të ndalur, zyrtari i Albin Kurtit i reagon Abdixhikut

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, në lidhje me postin e presidentit, shkruan Insajderi.

Pasi që, Abdixhiku në një emision tha se sikur LDK-ja, të dilte e para tashmë do të kishte qeveri e Kurti do të ishte president, Manxhuka, pohoi se problemi është se LDK, sipas tij, nuk po pranon të pajtohet me faktin se ka dalë e dyta.

“Sa i perkete presidentit eshte gabim te spekulohet se Albin Kurti do te ishte bere president. Neve kemi thene ne fushate se posti i presidentit duhet te mbetet jashtë negociatave për qeverisje. Kete e kane thene edhe figura te LDK-se. Ne jemi te vendosur ta mbajme fjalen si gjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera Manxhuka në rrjetin social Facebook./ Insajderi.com