Policia kap ngasësin me 140 km/orë nën efektin e alkoolit

Policia kap ngasësin me 140 km/orë nën efektin e alkoolit

Policia Rrugore e Tiranës ka kontrolluar me rreptësi si çdo fundjavë autostradën Tiranë-Durrës, e cila ka qarkullim të dendur gjatë verës në orët e vona.

Rasti më i rëndë që Policia ka konstatuar dhe ka arritur të ndalë në kohë, ishte ai i një 46-vjeçari me iniciale Xh. D. që qarkullonte me 140 km/h dhe pse ishte nën ndikimin e alkoolit, transmeton Klan Kosova.

Policia e Tiranës, njoftoi se disa shkelje për shkak te rrezikshmërisë, konsiderohen te rënda, ashtu siç ështe ai i drejtuesit te mjetit Benz B-Class, 46 vjeçar Xh.D: Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me ketë shpejtësi nen efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l.

”Më shumë se kaq nuk mund te bënte një drejtues mjeti për te rrezikuar seriozisht jetën e tij, te atyre qe e shoqërojnë por edhe përdoruesve te tjerë te rrugës”, e përfundoi deklaratën e saj, Policia e Tiranës përmes facebook.

Me Policine Rrugore te Tiranës

Kashar-Tiranë.Me Policine Rrugore te Tiranes.Gjate monitorimit te shpejtesise se mjeteve rrugore ne rrugen Interurbane kryesore Tirane-Durres dhe anasjelltas, ne morine e shkeljeve mbi kufijte e lejuar te shpejtesise, ndodh qe te konstatosh shkelje te cilat per shkak te rrezikshmerise, konsiderohen te renda, ashtu sic eshte rasti konkret, i drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D. Kombinim i shpejtesise mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me kete shpejtesi nen efektin e alkoolit ne masen 0.39 mg/l. Me shum se kaq nuk mund te bente nje drejtues mjeti per te rrezikuar seriozisht jeten e tij, te atyre qe e shoqerojne por edhe perdoruesve te tjere te rruges!!Duaje jeten, drejto me kujdes ?‍♀?‍♀

Posted by Policia e Shtetit on Saturday, 28 July 2018