Policët dhe inspektorët me aksion në Prizren e Suharekë – Mbyllin tri lokale, shqiptojnë gjoba

Policët dhe inspektorët me aksion në Prizren e Suharekë – Mbyllin tri lokale, shqiptojnë gjoba

68 lokale janë kontrolluar, ndërsa tri prej tyre janë mbyllur të premten mbrëma në Prizren dhe Suharekë, gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, gjatë këtij aksioni po ashtu janë shqiptuar 18 fletëparaqitje, nga këto 13 në Prizren dhe 5 në Suharekë.

“Ndërsa policia në këtë aktivitet ka gjetur parregullsi në disa raste ka shqiptuar 32 tiketa për mosmbajtje të maskës dhe 9 tiketa për mosrespektim të orarit të lëvizjes që parasheh kohen nga ora 22:30-05:00”, thuhet në njoftimin për medie të PK-së.

Tutje, bëhet e ditur se aktivitete të përbashkëta parashihen të realizohen edhe me tutje, në parandalim dhe respektim të masave nga Udhëzimi i Qeverisë dhe ligji për masat anti-COVID’19./Insajderi.com

TASK Forca e përbashkët me aktivitete në Prizren e Suharekë

Prizren, 24 prill 2021

Në zbatim të Vendimit të Qeverisë…

Posted by Kosovo Police on Saturday, April 24, 2021