Dje në Ulpianë, Prishtinë, një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës, kishte hasur në dy persona të panjohur të cilët kishin qenë duke konsumuar substanca narkotike.
Polici gjatë legjitimimit të të dyshuarve, ishte sulmuar me sprej në fytyrë nga njëri dhe të dy kishin arritur të largohen në drejtim të panjohur.
Policit, siç njofton raporti policor, i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një qese me substanca narkotike dhe një thikë. Rasti është duke u hetuar.